728 x 90 Leaderboard

Dora dhe goja e znj. Kryemadhi që e shndërruan në njeri të ditës: ja 5 aktet e saj “historike” në dy orë

Protesta e të hënës e opozitës shqiptare, e cila kundërshton mënyrën e zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm nga ana e mazhorancës, ishte dhe skena ku Monika Kryemadhi garoi me kryedemokratin Basha, se kush prej tyre e meriton të jetë koka e opozitës në kuptimin luftarak të fjalës. Bashkëshortja e Presidentit të Republikës e njëherësh kryetarja e LSI-së, partisë së themeluar e drejtuar deri dje nga bashkëshorti, shënoi nmjë ditë historike, si gur kilometrik, në karrierën e saj politike.

Ajo ishte fjalëmbajtësja kryesore në tubimin e opozitës jashtë Kuvendit.

Ishte në ballë të turmave në thirrjen për t’u futur në Kuvend, ballafaquar dhe vetë trup më trup me forcat speciale.

Rrëmbeu disa kartonë jeshilë votimi nga mazhoranca, për të pamundësuar procesin e zgjedhjes së Kryeprokurores së re, e madje u konfrontua dhe me kolegun socialist Ulsi Manja në lidhje me kartën.

Po me deputetin Manja, pati dhe një betejë verbale para mikrofonëve.

Por ajo që e fut vërtet në histori znj. Kryemadhi, ishte vërvitja që i bëri Ramës më tymuese, çizme, letra e…të shara edhe me “libër shpie”. Nga goja e saj, në disa video dëgjohet të ketë dalë dhe një frazë që është ekskluzivitet mashkullor në të qënit pise, tipike për pullë të kuqe, ku e damkos kreun e mazhorancës, deri dje aleat në qeverisje, si homoseksual.

Tërbimin e saj politik, ushqyer me nerv tipik graror, ajo e ka vijuar dhe në orët e pasdites, ku në një konferencë shtypi tha se “Rama është në gjak me rininë”. /tesheshi.com/

 

Related posts