DOKUMENTI/ PD godet rëndë Pjetrin socialist të Shkodrës: një ish-trafikant droge. Reagon Rama: distancë nga Valdrini

Ashtu siç kishte premtuar, PD i dha një goditje kreut të ri të Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, duke i nxjerrë këtij të fundit një dokument sipas së cilit është dënuar për trafik droge vite më parë nga drejtësia italiane.

Ishte Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, ai i cili do deklaronte, bazuar dokumenteve se “Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence.

Më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal Italian.

Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë, për veprën penale ‘shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope’, të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, deklaroi Bardhi.

Pas këtyre të dhënave të detajuara, ka reaguar vetë Pjetri, duke mosi përgënjeshtruar, por “gjetur shpëtim” te aspekti ligjor i çështjes.

“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare. E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.

Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane”.

Nga ana tjetër, ka reaguar dhe kryeministri Rama, njeriu që e zgjodhi Pjetrin për sfidantin socialit të 30 Qershorit, duke mos fheshur dhe irritimin nga e dhëna e falë për të.

Rama tenton të bindë se ai nuk ka qenë asfare në dijeni të së kaluarës së Pjetrit dhe gati-gati disancohet nga ai.

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar,  i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast ,të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS”, shkruan Rama. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts