Auto Dak
Auto Dak

DOKUMENTAT/ Krimet serbe: ja pse Ivica Daçiç duhet marrë i pandehur nga Specialja

Këshilltari i ministrit të Jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka publikuar dokumente ku sipas tij dëshmohet se Serbia ka tentuar të fshehë krimet që ka bërë në Kosovë.

Ky është një dokument zyrtar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) qe mbanë datën 17 shkurt 1999. Në këtë dokument të Këshillit Qendror të SPS-it, ndër shumë plane tjera kundër shqiptarëve të Kosovës, gjatë Konferencës në Rambuje, mund të lexojmë edhe tentimin për fshehje të masakrave dhe debimeve masive nga shtepitë të qytetarëve të Kosovës. Krejt kjo bëhej me qellimin e vetëm për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtar dhe NATO-në, shkruan ai.

Më pas kalon në emra konkretë, duke veçuar Ivica Daçiçin, njeriun më të angazhuar kundër pavarësisë së Kosovës, sot homolog me Pacollin si drejtues i diplomacisë serbe.

“Në mesin e shumë emrave të njohur aty, që ishin kreaturë e aparatit të dhunës në kohën e Millosheviçit, mund të shihet edhe Ivica Daciçiç. Jo rastësisht, carqe te caktuara në Serbi e quajnë Daciçin edhe “malo Slobo”.
Bazuar në procesverbalin e kësaj mbledhje mund të shihet qartë, që nga atëherë deri me sot, politika anti-shqiptare e Serbisë në raport me Kosovën nuk ka ndryshuar për asnjë nuancë”, shkruan Zyberaj, i cili i përvishet një emri pak të harruar: Dick Marty.

“Dick Marty pohoi se dëshiron drejtësi për qytetarët e Kosovës vite më parë. Ku fshihet sot ai gjersa Beogradi mohon masakrën e Reçakut apo kjo teme nuk i përshtatet mendjes së politizuar të Marty për të nxjerrë raporte korruptive.

Vallë ai ka nevojë për leje nga sponsorët e tij për të marrë një qëndrim. A ka nevojë ai për Konstantin Kosachevin apo Milan Potiqin që t’i tregojnë çfarë të bëjë.

“Për sa kohë që drejtësia nuk arrihet, bëhen përpjekje për të mohuar krimet e luftës kundër shqiptarëve të Kosovës, të mohohen krimet që ka kryer Serbia, të ndjeken viktimat dhe luftëtarët e lirisë dhe jo kriminelët e luftës që ecin të lirë në Beograd nën mbrojtjen e qeverisë serbe: ri-pajtimi është sfiduar.

Ky dokument duhet të shërbejë si bazë për ta thirrur Ivica Daçiqin në Gjykatën Speciale. Ai ka marrë pjesë në planifikimin e fshehjes së trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës nga Serbia”.

Ne duhet të sfidojmë Dick Marty dhe Gjykatën Speciale për krimet e luftës që Serbia ka kryer në Kosovë. Gjykata ka mandat krimet e luftës në Kosovë, pra edhe këtë veprim të Ivica Daçiçit si si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale të Serbisë siç e ka kategorizuar ICTY”, shkruan njeriu krah Pacollit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts