Disa arsye pse duhet të ndërroni menjëherë sfungjerin e enëve

Sfungjeri i enëve është në kontakt me papastërtitë dhe bakteret çdo ditë. Sigurisht që ju e zëvendësoni atë kur fillon të konsumohet, por a mjafton realisht?

Shkenca thotë: JO! Sfungjeri ka strehuar bakteret të cilat janë jashtëzakonisht shumë rezistente për t’u shkatërruar. Mund të provoni të lani sfungjerin me ujë të nxehtë dhe detergjent enësh, por nuk mjafton vetëm aq.

Sipas një studimi të ri të publikuar nga “Scientific Reports”, mënyra më e mirë për të mbajtur pastër kuzhinën është thjesht të zëvendësoni sfungjerin njëherë në javë. Sfungjerët e enëve kanë shumë hapësira të vogla ku mund të ruhet uji dhe mbahen në një ambient të lagësht, që krijon vendin ideal për shumimin e mikroorganizmave. Ka edhe më shumë.

“Sfungjerët e enëve nuk shërbejnë vetëm si vendstrehim për mikroorganizmat, por edhe si përhapës në sipërfaqe të tjera të kuzhinës. Si pasojë, sfungjerët e enëve mund të bëhen shkak për përhapjen e baktereve që çojnë në helmimin nga ushqimi.

Me fjalë të tjera: E SHPIFUR!”

Një studim i mëparshëm, i publikuar tek “Journal of Food Safety”, zbuloi se në vitin 2012, mikrobiologu dr. Charles Gerba publikoi një artikull tek Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, ku shpjegonte se sfungjerët e enëve dhe lavamani përmbajnë mijëra baktere më shumë se një ndenjëse tualeti.

Prandaj, është koha që ta hidhni menjëherë sfungjerin e enëve dhe të blini një të ri./tesheshi.com/