DHURATA/ Institucionet kosovare: qeni i Sharrit, i mbrojtur me ligj

Pas dhuratës që Vuçiç i bëri homologut të tij rus Putin, një qen “deltar ilir”, ose siç quhet në gjuhën popullore – një qen Sharri, u hap një debat rreth kësaj race se a është autoktone ilire apo ndonjë tjetër e ngjashme me të. Pra siç me lahutën, një zhvillim në një tjetër kontekst, teksa vegla tradicionale u përfshi në UNESCO me status nacional serb.    

Sipas kultivuesit të qenve, Saud Kajtazi nga Federata Kinologjike e Kosovës “Sharrpllaninci”, siç quhet në serbisht dhe “deltari ilir”, nuk janë të një race ani pse ngjasojnë. Ai theksoi se termi “qen i Sharrit” nuk ka bazë shkencore.

Për këtë ka reaguar edhe Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), pasi debatit për racën autoktone të “deltarit ilir”. Ky institucion njofton opinionin se kjo racë është e mbrojtur me ligj.

Sipas AMMK-së, vënia në mbrojtje ka ndodhur qysh në vitin 2014, në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe autoktone. Atë kohë, me iniciativën e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës i cili vepron në kuadër të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, janë hartuar edhe dy vendime për mbrojtjen e llojeve autoktone të zbutura të faunës.

Përmes këtyre dy vendimeve të ndara, janë marrë në mbrojtje: raca e qenit “deltari ilir”, lloji vendor i zbutur, si dhe raca e gjelit kosovar këndimgjatë, lloj vendor i zbutur. Qëllimi kryesor i nxjerrjes së këtyre vendimeve ishte mbrojtja e këtyre llojeve sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes.

AMMK sqaron se përmes këtyre vendimeve synohej që të këto lloje të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera. Sipas këtyre vendimeve, të dy këto lloje autoktone janë të regjistruara në regjistrin e vlerave të mbrojtura të natyrës qe mirëmbahet nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.

“Vendimi përmban edhe arsyeshmërine për marrjen në mbrojtje të këtyre llojeve si dhe përshkrimin e karakteristikave themelore të tyre. Hartimi i arsyeshmerisë për racën autoktone të “deltarit ilir” është bërë në bashkëpunim me Shoqatën Kinologjike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e AMMK-së. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts