Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Dështon” dhe Merkel: Macron konfirmon “Jo”-në franceze për negociatat dhe zbulon se ç’si pëlqen nga Shqipëria

Presidenti Macron e ka bërë dhe njëherë të qartë qëndrimin francez kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke i qëndruar tezë së tij të reformimit më parë të vetë BE-së. E konfirmoi këtë pikërisht pas takimit meMerkel, atje ku Tirana zyrtare kishte varur shpresat se diç mund të lëvizte me ndikimin e kancelares gjermane. Por jo. Edhe pse njohur meritat e dy vendeve në reformat e ndërmarra, Macron i qëndroi bindjes se procesi duhet riparë, e në këtë pikë, përcolli dhe atë ç’farë është kritik me Shqipërinë.

“Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme, pasi kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil”, tha presidenti Macron.

“Përshëndesim vullnetin dhe reformat e ndërmarra deri tani në këto dy vende, por pavarësisht nga sinjalet pozitive prej dy vendeve, që vijnë nga një rajon strategjik për ne, si Ballkani, ajo që ne kemi në vëmendje është të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në BE”, u shpreh ndër të tjera Macron. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts