Deputetët e PD-së ndjeki pas (ish)-liderin e tyre: bojkotojmë Kuvendin për 10 ditë

Përfunimisht, grupi parlamentar i PD-së ka vendosur të bojkotojë seancat e Kuvendit, po aq sa është ndëshkuar dhe ish-lideri zyrtar i tyre, Berisha.

“Vendimin besoj se e morët vesh. Është bojkot për të njëjtin afat për të gjitha aktivitetet e Parlamentit. Pra për komisionet dhe seancën plenare sepse në një Parlament ku nderohen kriminelët dhe trafikantët e drogës dhe prostitutave dhe dënohen ata që denoncojnë krimin, ky duket akti më i lehtë që mund të ndërmarrim”, tha pas mbledhjes jashtë radhe të grupit parlamentar, Edi Paloka.

Po ashtu ka reaguar dhe Lulzim Basha me anë të një statusi në FB, ku thotë ndër të tjera:
“Nga njëra anë nderohet vulgu i vulgut, Sadri Abazi, që i thotë kundërshtarit “të pres veshin”, nga ana tjetër dënohet denoncuesi i së keqes, i aferave tronditëse, Sali Berisha. Kjo nuk bëhet për t’i mbyllur gojën opozitës sepse kanë dështuar në mënyrë të përsëritur me këto metoda byroiste. Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për t’i mbyllur derën opozitës. Për t’i mbyllur derën në Parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme. Për t’i mbyllur derën në reformën e drejtësisë, në reformën zgjedhore”.

Tashmë pritet të shihet se çdo në ndodhë ditën që do vijë zëvëndëspresidenti amerikan Joe Biden në Tiranë. A do e gjejë kjo vizitë e numrit dy të Uashingtonit opozitën në kushte bojkoti, ndërkohë që ai vjen për të marrë votën e saj për reformën në drejtësi?! /tesheshi.com/