Demarkacioni: kërkohet jo vetëm shkarkimi i Murat Mehës, por dhe arrestim për tradhëti kombëtare

Nga Blendi Gashi

Ndërsa partia më e madhe në vend, PDK-ja kohët e fundit ka ndryshuar qëndrim dhe brenda saj po rriten zërat për rishikimin e marrëveshjes me Malin e Zi për shenjëzimin e kufirit, partia që udhëheq Isa Mustafa, LDK-ja vazhdon të heshtë karshi kësaj çështjeje.

Pavarësisht kësaj dhe deklarimeve të drejtuesve të qeverisë së Kosovës se marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend, një gjë është mëse e qartë, se një akt i tillë vështirë se mund të ndodh, sidomos kur po shtohen zërat kundërshtues brenda partisë së Kadri Veselit.

Duke parë ndryshimin e qëndrimit të PDK-së, janë shtuar zërat në masë të madhe nga opozita e analistë në Kosovë që po kërkojnë më ngulm shkarkimin e Murat Mehës, kryetarit të komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Përveç dorëheqjes, po kërkohet që Murat Meha dhe nënshkruesit e marrëveshjes, pra Hashim Thaçi (presidenti aktual) që nënshkroi marrëveshjen në cilësinë e ministrit të Jashtëm, të arrestohen me akuzë për tradhëti kombëtare.

Një kërkesë të tillë e ka paraqitur ish komandati i UÇK-së, Naim Maloku, përmes një shkrimi që ka bërë në Facebook.

niam malokuuu

Po dalin do zëra që Murat Meha të jep dorëheqje!!! Jo dorëheqje!
Murat Meha së bashku me nënshkruesit e marrëveshjes për Demarkacionin të arrestohen me akuzë për tradhëti kombëtare
”, ka shkruar në Facebook ish luftëtari Maloku.

Se Murat Meha duhet të dorëhiqet është i mendimit edhe ish deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, për çka shprehet i bindur se nëse nuk largohet vet do të shkarkohet.

Ai shprehet i bindur se Demarkacioni nuk do të ratifikohet, por do të rikthehet nga fillimi!

ramadani-130613_75279

Hapi më i thjeshtë që lehtëson fillimin e zhbllokimit të ngërçit njëvjeçar do të mund të ishte dorëheqja e Murat Mehës. Dorën në zemër, largimi i tij nuk ka alternativë, qoftë me dorëheqje, qoftë me shkarkim. Këtë njeri, pra Murat Mehën, assesi s’po arrij ta kuptoj.
Nuk e njoh personalisht, prandaj nuk dua që as të tingëlloj si vlerësim i karakterit dhe personalitetit të tij. Murat Meha, çka po pret
?”, ka thënë Ramadani.

Fati i Murat Mehës në duart e Kadri Veselit

Pavarësisht kërkesave të opozitës dhe analistëve për shkarkimin e Murat Mehës, kërkesë kjo e kahmotshme e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, për fatin e Mehës sigurisht se do të vendos sot politikani më i fuqishëm në Kosovë, e ai është kryetari aktual i PDK-së, Kadri Veseli, njëherit kryevendar.

Padyshim se në ditët apo javët e ardhshme përfundimisht do të mësohet nëse Meha do të ofroj vet dorëheqje apo do të shkarkohet.

Ndërkaq, kërkesa e ish-komandantit Naim Maloku për arrestimin e Murat Mehës për tradhëti kombëtare, është një çështje për të cilën duhet të vendos drejtësia kosovare, për të gjykuar saktë nëse vërtetë Meha ka punuar me vetëdije në dëm të interesave të vendit.

Ndryshe, Murat Meha muaj më parë deklaroi se mund të dorëhiqet nëse një gjë të tillë ia kërkon qeveria, duke mbajtur qëndrimin se ai dhe komisioni që ka udhëhequr kanë punuar për të mirën e shtetit./tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts