728 x 90 Leaderboard

Deklarimet për Malin e Zi, Trump sulmohet sërish nga të vetët: po bën lojën e Putinit

Senatori John McCain ka reaguar sërish me ashpërsi ndaj presidentit Trump, pasi ky i fundit ka vënë në dyshim mbrojtjen reciproke si parim themelor mes vendeve të NATO-s. Një ditë më parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë iu referua si shembull Malit të Zi, të cilësuar si një “vend i vogël” prej tij, për të cilin nuk ja vlente mbrojtja nga jashtë nëse sulmohej.

“Duke sulmuar Malin e Zi dhe duke sfiduar detyrimet tona brenda NATO-s, presidenti ra në lojën e Putinit”, tha senatori republikan John Mçain, edhe për faktin se të tilla reagime nga Trump vijnë fill pas takimit të Helsinkit, për të cilin McCain ishte gjithashtu kritik.

“Malazezët trimërisht i rezistuan presionit nga Rusia e Putinit dhe mbështetën pranimin e vendit në NATO”, tha McCain.

Po ashtu dhe ish-ambasadori amerikan në NATO, Nikolas Bërns, tha të mërkurën se Trump me një deklaratë e tillë shkaktoi dyshim se SHBA-ja, në bazë të mandatit të saj, mund të refuzojë për të ndihmuar aleatët.

“Është një dhuratë ndaj Putinit”, shtoi Burns.

“Unë do të thoja se Trump është i parashikueshëm, pasi kurrë nuk e kisha menduar se mund të paraqesë Malin e Zi si një kërcënim të madh për paqen në botë”, tha Thomas Wright, një ekspert nga kompania Brookings.

“Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz të fortë dhe shumë agresivë”, tha Trump, duke shtuar se ky “agresion mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore në qoftë se anëtarët e tjerë të NATO-s dhe ata duhej të ndërhynin”. /tesheshi.com/

 

 

Related posts