728 x 90 Leaderboard

“De Bruyne do të thyejë monopolin e Messit e CR7”…E garanton Guardiola

“Kevin De Bruyne do të thyejë monopolin e Messit dhe Cristiano Ronaldos për Topin e Artë, vecanërisht nëse na bën të fitojmë Champions League”.

Këtë vlerësim ka për lojtarin e tij, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, i cili shprehet me superlativa për formën që po kalon mesfushori belg.

“Ka shumë ndeshje që ai luan në mënyrë të shkëlqyer. Ai e di, e të gjithë e dinë, që të fitosh Topin e Artë, duhet të fitosh tituj e tituj. Vecanërisht një titull mbi të tjerët, atë të Champions League. Me mënyrën sesi ai po luan, është e vështirë të gjesh një që t’i krahasosh në Europë” – është shprehur Guardiola.

Edhe sulmuesi Aguero që shënoi 4 gola në fitoren 5-1 ndaj Leicester, 3 prej të cilëve, pas asisteve të De Bruyne, nuk kursehet për belgun.

“Ai është fantastik dhe ta bën gjithcka më të lehtë. Sheh çdo lëvizje timen dhe pason shumë saktë, duke ma lehtësuar golin” – deklaron Kun Aguero.

Ndërsa vetë mesfushori qëndron në pozicionin e modestit, duke ia atribuar skuadrës, lojën e mirë dhe rezultatet që Machester City ka arritur.

“Do të bëj gjithçka për të fituar tituj me skuadrën. Cfarë ndodh më pas (e këtu e ka fjalën për Topin e Artë), është dicka plus, që do më pëlqente të ndodhte. E rëndësishme për mua është që po kënaqem duke luajtur, e për këtë ka shumë meritë edhe skuadra. Ata më lehtësojnë punën mua, unë përpiqem t’ua lehtësoj atyre. Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi po shkojnë gjërat për mua”- shprehet De Bruyne.

Lojtari i Citiziens është “mbreti i asisteve” që ka dhënë në Premier League, duke qenë absolutisht shumë më lart se mesfushorë të tjerë të talentuar, si Ozil, Fabregas, Pogba apo Sanchez. /tesheshi.com/

Related posts