Auto Dak
Auto Dak

Corbyn pas katastrofës: kreu i ri i Laburistëve, në fillim të 2020-ës

Kreu i Laburistëve Jeremy Corbyn, tha se pasardhësi tij në parti do të dihet në fillim të vitit të ardhshëm.

I pyetur nëse ai do të tërhiqet pas humbjes së rëndë elektorale përballë Konservatorëve, Corbyn tha se një vendim i tillë tani është në organet ekzekutive të partisë.

Pas njoftimit të rezultateve, Corbyn, 70 vjeç, tha se ai nuk do të udhëheqë partinë në zgjedhjet e reja, por nuk pranoi thirrjet për të hequr dorë menjëherë nga kreu i partisë, raporton AP.

Ndërsa filluan grindjet për fushatën e dështuar të Laburistëeve, ish-Sekretari i Brendshëm Allen Johnson e quajti Corbyn një “katastrofë”, duke shtuar se “të gjithë e dinin se ai nuk mund të drejtonte partinë”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts