CNN: pse ungjillorët janë në “ekstazë” rreth vendimit të Trump për Jeruzalemin?

Ungjillorët amerikanë, veçanërisht ata të afërt me presidentin Donald Trump, përshëndetën njoftimin se Shtetet e Bashkuara tani e njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Por, udhëheqësit e tjerë fetarë, duke përfshirë Papa Françeskun dhe të krishterët që jetojnw në Izrael, shprehën shqetësime të mëdha, se ky veprim do të nxiste trazira në rajonin edhe ashtu të paqëndrueshëm.

“Kam vendosur që është koha që të njohim zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit,” tha Trump në dhomën e pritjes diplomatike të Shtëpisë së Bardhë.

Trump e përshkroi veprimin e tij si realizim të një premtimi gjatë fushatës, të cilin presidentët e tjerë nuk kishin arritur ta përmbushnin.

Johnnie Moore, “de facto” zëdhënësi i grupit joformal të këshilltarëve ungjillorë të Trump, tha se statusi i Jerusalemit ishte një pjesë e rëndësishme e afrimit të presidentit me votuesit ungjillorë. “Presidenti Trump, përsëri, u tregoi përkrahësve të tij ungjillorë se ai do të bëjë atë që ai thotë se do të bëjë”, tha Moore.

Paula White, një pastore e Kishws sw Madhe në Florida, e cila është e afërt me Trump, gjithashtu tha se presidenti ka përmbushur një premtim të fushatës.

“Edhe një herë, Presidenti Trump i ka treguar botës atë që e kam ditur gjithmonë – se ai është një lider i cili është i gatshëm të bëjë atë që është e drejtë pavarësisht zërave të lartë të skeptikëve dhe kritikëve. Evangjelistët janë të ekzaltuar, sepse Izraeli është për ne vendi i shenjtë dhe populli hebre janë miqtë tanë më të shtrenjtë “.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, një shumicë evangjelistësh amerikanë prej 45%, thonë se Bibla ka ndikimin më të madh në mendimin e tyre për Izraelin. Vetëm 41% e evangjelistëve thonë se hebrenjtë jo vetëm që kanë “të drejtë biblike” në tokën e Izraelit, por gjithashtu një përgjegjësi për të ndarë tokën me arabët palestinezë.

“Jeruzalemi ka qenë objekt i dhembshurisw mes hebrenjve dhe të krishterëve gjatë historisë dhe gurthemel i profecisë. Por më e rëndësishmja, Perëndia i dha Jeruzalemit, edhe pjesën tjetër të Tokës së Shenjtë, popullit hebre”, tha Rev. Robert Jeffress, pastore e Kishës së Parë Baptiste të Dallasit dhe anëtare e bordit këshillues ungjillor të Trump.

Udhëheqës të tjerë fetarë, megjithatë, u shqetësuan se njoftimi i Trump mund të nxiste trazira madje edhe dhunë në Lindjen e Mesme, edhe ashtu të paqëndrueshme.

“Nuk mund të hesht pwrpara shqetësimit tim të thellë për situatën e zhvilluar në ditët e fundit dhe njëkohësisht dëshiroj të bëj një apel të përzemërt, për t’u siguruar, që të gjithë janë të përkushtuar në respektimin e status quo-së së qytetit, në përputhje me rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara”, tha papa Françesku të mërkurën para audiencës së tij në Vatikan.

“Unë i lutem Zotit që një identitet i tillë të ruhet dhe të forcohet në dobi të Tokës së Shenjtë, Lindjes së Mesme dhe të gjithë botës dhe të mbizotërojë mençuria dhe maturia, për të shmangur shtimin e elementeve të reja të tensionit në një botë tashmë të tronditur dhe të prekur nga shumë konflikte mizore”.

Udhëheqësit e bashkësive të krishtera në Jerusalem dhanë edhe paralajmërime më të ashpra për vendimin e Trump.

“Ne jemi të sigurt se hapa tw tillë do të nxisin urrejtje, konflikte, dhunë dhe vuajtje në Jeruzalem dhe në Tokën e Shenjtë, duke na larguar nga synimi i unitetit dhe do të na çojnë edhe më thellë drejt ndarjes shkatërruese”, shkruhet në një letër të hapur për Trump nga 13 patriarkë dhe udhëheqës të komuniteteve të krishtera ortodokse.

“Çdo ndryshim i papritur do të shkaktonte dëm të pariparueshëm.”

Njoftimi ndau grupet hebraike amerikane. Unioni i kongregacioneve hebraike ortodokse të Amerikës dhe i Komitetit Amerikan hebraik përshëndeti lëvizjen e Trump, duke e quajtur atë një njohje të vonuar.

Ndërkaq, rabini Rick Jacobs i Unionit për Reformën Hebraike tha se ndërsa grupi i tij mbështet lëvizjen e ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem, është i shqetësuar për kohën e shpalljes dhe mungesën e një procesi gjithëpërfshirës të paqes për të trajtuar mosmarrëveshjet më të mëdha midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Muslimanët amerikanë shprehën shqetësim pothuajse universal lidhur me vendimin e Trump.

“Në një rajon tashmë të paqëndrueshëm, veprimi i Trump do të jetë i ngjashëm me hedhjen e benzinës në zjarr”, tha Ebrahim Moosa, profesor i studimeve islamike në Universitetin e Notre Dame. “Pa një zgjidhje dy shtetesh, e ardhmja e Izraelit mund të jetë në rrezik”, përfundoi ai.

Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/