728 x 90 Leaderboard

Ç’ironi: plotfuqishmëria e Presidentit për Paktin e ri Detar me Greqinë, Meta duhet të konsultohet me Berishën?

Kreu i diplomacisë Ditmir Bushati, e ka kryer më së fundi atë që përflitej se nuk i ishte qasur: plotfuqishmërisë së Presidentit; pra, për të marrë nga ky i fundit “Ok” kushtetues për nisjen e atyre që ndryshe quhen “bisedime teknike”.

Edhe  më herët, Bushati pat sqaruar se Plotfuqishmëria e Presidentit merret në fazën e bisedimeve teknike, pas aludimeve se dhe kjo qeveri, po ashtu si ajo e Berishës po e anashkalonte kreun e shtetit në rastin e marrëveshjes.

Tashmë, edhe Meta vihet në lëvizje për t’u konsultuar më paraardhësit e tij. Por këtu ka një moment ironik, pasi i takon që të përfshjë në konsulta dhe Berishën si ish-President.

Por ky i fundit, politikisht i ka shpallur luftë marrëveshjes së socialistëve, aq më tepër që këta të fundit ia rrëzuan në Kushtetuese, e me të renë që po nënshkruajnë, e kanë dhënë deri diku një goditje prestigjit të tij politik.

Zhvillim interesant nëse Meta do e thërrasë dhe Berishën për atë që ky i fundit urren më së shumti, jo aq teknikisht por politikisht, Paktin e ri Detar më Greqinë. /tesheshi.com/

 

 

 

 

Related posts