728 x 90 Leaderboard

Cilët janë dy rekordet e Nobel-it të sivjetshëm deri më tani

Çmimi Nobel për Fizikë dhënë të martën pati një risi: iu dha një gruaje për herë të parë në 55 vitet e fundit.

Kanadezja Donna Strickland është një nga tre gra me Nobel në Fizikë, pas Maria Curie në vitin 1903 dhe Maria Goeppert-Mayer në vitin 1963.

“Sigurisht, ne duhet të festojmë si fizikante…Nuk di ç’të them. Jam e nderuar me një nga këto gra”, tha ajo pas marrjes së çmimit.

Dr. Strickland u nderua së bashku me amerikanin Arthur Ashkin dhe francezin  Gerard Mourou, për zbulime në fushën e lazerit.

Përveç Strickland, rekord u shënua dhe në rastin e Arthur Ashkin. Ai e morri Nobelin në moshën 96-vjeçare, duke u bërë kështu nobleman-i më i vjetër në histori. /tesheshi.com/

Related posts