Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Çifti epik feston 80 vjet martesë: ne ende e duam njeri-tjetrin!

Një nga çiftet e martuara me jetë më të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar festoi përvjetorin e 80-të të martesës, shkruan BBC.

Eric dhe Nancy Kingston u martuan në 1 qershor 1940.

“Ne jemi ende duke mbajtur duart shtrënguar dhe unë e putha në shtrat këtë mëngjes. Ne ende e duam njeri-tjetrin,” tha Nancy Kingston.

Ata kanë pesë fëmijë, 11 nipër e mbesa, 28 stërmbesa dhe 14 stërnipër.

Për shkak të masave të distancës fizike në Mbretërinë e Bashkuar gjatë pandemisë COVID-19, ata nuk ishin në gjendje të pranonin vizitorë në shtëpinë e tyre, megjithatë, të afërmit dhe miqtë u bashkuan me ta në oborrin e shtëpisë për të festuar këtë ditë të madhe.

Zonja Kingston, e cila do të mbushë 100 vjeç në tetor, tha që ajo i kërkoi vëllait të saj që të organizonte takimin e tyre në vitin 1938.

“Ai doli nga ferma dhe i tha atij se po e prisja në urë. Ky ishte takimi i parë,” kujtoi Nancy fillimet me burrin e saj tani 98-vjeçar. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com