Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

(Ç)IDENTITETI/ Pamundësia trashëgimore e PD-së për të qenë e djathtë dhe vrasja e krenarisë brenda vetes

Ndërsa PS është deri diku “ok” me klasifikimin “e majtë”, më shumë nga trashëgimia, me PD-në ka një problem të madh: ajo cilësohet e djathtë, më shumë për lehtësi emërtimi politik se sa është e tillë.

Nga trashëgimia jo e jo, ngase dhe vetë kreu i historik i saj, Berisha, e ka pohuar se lëvizja e Dhjetorit ’90 ishte më tepër një rebelim bijsh ndaj etërish (të majtë). Vetë Berisha, i cili është fytyra e PD-së në 30 vjet, nuk ka asnjë detaj të djathtë në të gjithë identitetin e tij politik apo social. Jo vetëm nga trashëgimia politike si ish-komunist, por dhe si kategori sociale, që pezhorativisht hyn te “fshatarët pa tokë”.

Një emër tipik i së djathtës shqiptare edhe në trashëgimi familjare, ish-i burgosur politik, me bashkëshorten në qeverisjen Berisha, duke iu referuar plagës më të madhe shqiptare – pronës – thotë se nuk mund që ajo të zgjidhet nga një njeri që s’ka patur kurrë prona.

Ky detaj është shëmbëlltyrë e faktit se PD shoi dhe ato pak copëza të së djathtës klasike që ende ekzistonin pas rrëzimit të komunizmit, e ndërkohë që nuk rregulloi kurrë por degradoi më keq, një sfidë të së djathtës, siç është çështja e pronës. Përpos kësaj, të përndjekurit politikë si kastë shoqërore, jo vetëm që kanë qenë ndër më të palumturit me PD-në, edhe pse një furnitor i madh votash, por janë asfiksuar tërësisht në të.

Askush sot nuk trajton një ndër pikëpyetjet më të mëdha të post-komunizmit: përse shtresa e të përndjekurve, etër e bij bashkë, nuk shkëlqyen për asnjë çast si faktor shoqëror, por u shfaqën hera-herës dhe si të degraduar.

Nga ana tjetër, i vetmi bastion i së djathtës sot ka mbetur Shkodra, ndërsa ka rënë Kavaja. Ndodhi kjo pasi anti-komunizmi shkodran vijon të jetë ideologjik e jo social. Kavaja e kishte social anti-komunizmin e jo ideologjik. E para nuk diktohet në votë nga faktorë socialë por vetëm politiko-idelogjikë; lule ta bëjë PS-ja Shkodrën, pa ndryshim brezash kjo forcë është ende herët ta merr kryeqendrën e veriut. Ndërsa e dyta, Kavaja, e majtë në aspektin social-ekonomik, vetëm me trashëgiminë fetare të djathtë, e ndryshoi kahjen e votës bazuar në kontekste të ndryshuara politike.

Ndërsa në aspektin programativ, vështirë dhe gati e pamundur të gjesh “të djathtën” te PD. Me një gjuhë robinhudeske të Bashës në përbetime politike, me thirrjet e herapahershme për revolucione të tipik bolshevik – “ta kapim dhe ta hedhim…” – nga ana e liderit të saj historik, ende ashti politik PD-së, pra Berishës, ajo është shformuar tërësisht në identitet. Për pasojë, siç shihet, nuk arrin të prodhojë asnjë lloj kauzë tërheqëse, asnjë joshje në terma intelektualë, duke përjetuar asfiksinë më të madhe që nga themelimi. Pos kësaj, emrat që përbëjnë lidershipin e saj, nuk i thonë asgjë publikut në aspekt të kapacitetit kulturor më së pari, e më pas të vizionit të qashtër politik. Ndaj, degredimi ligjwrimor i PD-sw, mund tw konsiderohet si katastrofa mw e madhe e kwsaj partie qw pas goditjes qw morri nw ’97-wn, kwsaj here nga vetja e jo nga turmat e dalamendsh tw pararkwrkuesve tw fajdeve.

Pos kwsaj, askush prej tyre, me përjashtime të rralla – siç Tomorr Alizoti – pinjoll i Alizotajve të famshëm, nuk gëzon asnjë trashëgimi klasike të djathtë.

Edhe mpleksja me LSI-në, një grupim politik namkeq deri dhe qesharak, gjithashtu pa asnjë profil ideologjik apo kuazë identifikuese, e hedhur si “leckë e papërdorshme” nga Rama, është shenjë e njw asgjëje të djathtë në PD-në, në funksion të një krenarie të domosdoshme identitare, e cila të shërbejë si frymëzim për një ringritje nga hiri. S’mund të pretendosh të rregullosh Shqipërinë kur vijon të shkatërrosh veten, s’mund të sjellësh shpresë për Shqipërinë kur s’ngjall shpresë në asgjë twnden, s’mund të ndryshosh Shqipërinë kur s’ke ndryshuar akoma veten.

Por ka dhe një problem tjetër, tej saj. Quhet Jozefina Topalli. Gruaja me një profil të qartë të djathtë nga pikëpamja e trashëgimisë politike e sociale, që ia merr rivalit të saj Basha dhe në këtë aspekt, nuk po përdor kuazën me vende bosh të rithemelimit të së djathtës, duke zgjedhur ta nis e ta mbarrojë te Basha gjithë vizionin e saj të rikthimit në politikë.

Ta pyesësh sot znj. Topalli se ç’do të bënte ajo me pronat, me ish-kastën e të përndjekurve, me biznesin, taksat, ekonominë, të gjitha brenda një vizioni të djathtë qeverisës, është gati e pamundur. Pyete për Bashën, s’ndalet. Ndaj dhe pritet do bëjë një vrimë në ujë, së bashku me Patozin, po me sëmundjen e saj. Siç bëri Blushi me “Libra”-n e tij, e cila niste e mbarronte te Rama. E meqë mbërritëm te Rama, ky i ka të dyja identitetet brenda vetes, të majtë e të djathtë, me aftësinë për t’i artikuluar të dyja në ligjërim, ndërkohë që po në ligjërim, rikrijon veten me kauza të reja, sado diskutueshëm t’i ndjekë apo zbatojë ato. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts