Çështje në SHBA: po qenve a duhet t’u jepet kanabis?

Pasi një numër i madh i shteteve federale amerikane kanë legalizuar marihuanën për përdorim mjekësor dhe personal, industria po përjeton një bum.

Disa kompani kanë shkuar një hap më tej, duke zgjeruar tregun dhe me pacientë-kafshët.

Kelly Alto dhe e fejuara e tij kanë një qenush që është shumë i lidhur me ta dhe ka frikë të qëndrojë vetëm. Në momente të tilla, qeni ka ankth.

“Ne kërkuam në internet për vaj kërpi të përgatitur posaçërisht për kafshët”, tha Alto.

“Para se të largohemi nga shtëpia, qenushi ynë leh dhe gërvisht derën, por pasi i japim vajin e kërpit nuk reagon fare kur dalim nga shtëpia”, shton ai.

Megjithatë, veterinerët paralajmërojnë se kërpi nuk duhet të përdoret te kafshët, sepse jo gjithmonë mund të ketë një efekt pozitiv.

“Ende nuk janë bërë testet kafshëve dhe për këtë arsye nuk janë lëshuar licenca për përdorimin e kanabisit në trajtimin e tyre”, tha veteriner dr. Jonathan Salkind. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts