Auto Dak
Auto Dak

DIFERENCAT/ Çekët: protesta si në ’89-ën kundër kryeministrit Andrej Babis, ja dallimet me Shqipërinë

Më shumë se 120,000 çekët protestuan të martën në qendër të Pragës kundër kryeministrit Andrej Babis, në ato që po konsiderohen si protestat më të mëdha që nga rënia e komunizmit në Revolucionin te Kadifenjtë të vitin 1989.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Babisit dhe ministres së Drejtësisë, Maria Beneshova, duke pretenduar se kanë shpërdoruar paratë nga fondet evropiane për interesa private.

Protestat kundër Babisi nisën të mbahen që nga fundi i prillit, dhe patën si shkëndijë një hetim për pranimin prej tij të subvencionit prej dy milionë euro për fermën private që posedon.

Mikulas Minar, një nga organizatorët e protestës, kërkoi që Babis të japë dorëheqjen përpara turmës së mbledhur në sheshin “Vencesla”.

“Nuk është është normale që kryeministri ynë të veprojë në një konflikt të tillë interesi, ku me llogaritë personale të dëmtojë të gjithë shtetin”, tha ai në para të turmës që mbante flamurin çek dhe atë të BE-së, e lëshuar parulla me mesazhe të tilla si “Nuk duam një babysitter. ”

“A do të na toleronte ne Babis në grabitje?”, u tha gazetarëve Jan Tomes, një financier i cili po protestonte në Pragë i ardhur nga qyteti i largët Pisek.

Babis, i cili hedh poshtë akuzat, pasi pretendon se janë një “konspiracion politik”, është çeku i dytë më i pasur, ku sipas revistës Forbes ai posedon 3.7 miliardë dollarë.

Pavarësisht akuzave, në vitin 2017 partia e tij ANO fitoi 1.5 milion vota, gati tre herë më shumë se forca e dytë, dhe ende është më popullor në Republikën Çeke, edhe pse popullariteti i ka rënë më shumë se 28 për qind.

Dhe Komisioni Evropian kohët e fundit arriti në përfundimin se Babis është në konflikt interesi, sepse perandoria e tij e biznesit ka marrë para nga fondet evropiane, gjë e cila mund të shkaktojë që Republika Çeke të humbasë një pjesë të fondeve të BE-së.

Po ku ndryshojnë protestat në Çeki me ato të opozitës në Shqipëri ndaj kryeministrit Rama?

E para dhe më thelbësisht te organizatorët. Atje nuk është politika që thërret në protestë por shoqëria civile.

E dyta, ka gjithsesi një hetim i cili ka arritur në një përfundim. Në rastin shqiptar, akuzat në drejtim të shefit të qeverisë nuk kanë kaluar asnjë fazë hetimore.

E treta, rezultatet e hetimit mbështeten dhe nga BE. Te ne, Brukseli është hapur kundër aksionit politik të opozitës, përfshirë dhe akuzat e pavërtetuara.

E katërta, pasuria e kryeministrit është diçka legale dhe e konfirmuar e jo e aluduar nga gjuha e rëndomtë politike.

E pesta, edhe pse është populli e jo politika që proteston, nuk është regjistruar asnjë akt dhune apo incident. Forca qëndron te masiviteti.  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts