728 x 90 Leaderboard

Bunkerët e Italisë: fortesat me dukje aliene në shpatet e Alpeve

Rreshta me fortesa të braktisura, me dukje aliene pikëzojnë malet e Italisë së Veriut.

Të ngjashme me frontin Maginot në Francë, Muri Alpin u ndërtua si mbrojtje për Italinë në përgatitjet për Luftën e Dytë Botërore. Në atë kohë, pati shqetësime se mbrojtja natyrore nga terreni malor i Italisë së Veriut nuk ishte e mjaftueshme ndërsa rriteshin tensionet me fqinjët e saj përgjatë majës së “çizmes”- Francën, Zvicrën, Austrinë dhe ish-Jugosllavinë.

Malet u përforcuan me posta vëzhgimi dhe fortifikime përgjatë gjithë kalimeve, duke u shtrirë mbi 1 mijë e 100 milje. Fortifikat në Murin Alpin variojnë midis tre dizenjove: fortesa të mëdha në anë të maleve, pika ndalimi dhe bunkerë dhe fortifikime që mbrojnë një pozicion të caktuar. Shumë prej tyre mund të shihen ende sot.

Pavarësisht barrës ekonomike të ndërtimit të tyre, këto fortifikata pothuajse nuk u përdorën gjatë luftës. Pak prej tyre u bënë dëshmitare të konfliktit dhe shumë u shkatërruan ose më pas iu dhanë Jugosllavisë si pjesë e dëmshpërblimeve të luftës. Më vonë, kur përfundoi Lufta e Ftohtë, Muri Alpin u braktis dhe u vulos.

Sot, këto fortifikime ende kanë një funksion: si vend eksplorimi. Vizitorët mund të shëtisin pas në kujtimet e Luftës së Dytë Botërore. Këto forma të braktisura e të ashpra prej betoni qëndrojnë bashkë me peizazhin melankolik natyror të Italisë së Veriut – një ballafaqim midis bukurisë së Tokës me tmerret e luftës.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

 

Related posts