Auto Dak
Auto Dak

Bunkerë modernë, për miliarderët që i tremben apokalipsit (video)

Për togfjalëshin “bunker i fundjavës”, shumica e njerëzve do të imagjinojnë një mbushur me shtretër portativë dhe ushqim të konservuar.

Kërcënimi i shkatërrimit global çoi në shumë sosh gjatë Luftës së Dytë Botërore, por vendstrehimet e standardeve të sotme janë mjaft të ndryshme nga ato të shekullit të 20-të.

Ka më shumë kompani në të gjithë botën që kanë hasur një interes të shtuar për ndërtimin e strukturave që duhet të mbrojnë njerëzit nga çdo rrezik, qoftë një pandemi globale, një përplasje asteroidi ose një luftë botërore.

Por përveç mbrojtjes, disa prej tyre gjithashtu ofrojnë luks të plotë.

Një kompani e tillë është Vivos, e themeluar nga Robert Viçino, një sipërmarrës nga bota e pasurive të patundshme që ndërton dhe operon strehimore të dizajnit me cilësi të lartë në të gjithë botën.

“Vendstrehimet uk kanë qenë të rehatshme në të kaluarën. Ata ishin gri, metalikë, si një anije ose ndonjë objekt tjetër ushtarak. Dhe fakti është se njerëzimi nuk mund të mbijetojë në një mjedis kaq spartan e të shkretë për një kohë të gjatë”, tha Viçino për CNN.

Anëtarët elitarë të botës, përfshirë menaxherët e fondeve, yjet sportivë dhe liderët e teknologjisë si Bill Gates (i cili thuhet se ka bunkerë në secilën prej pasurive të tij) kanë zgjedhur të ideojnë strehimoren e tyre sekrete për të mbrojtur familjet e tyre në rast të një skenari apokaliptik.

Bunkerët e çelikut të krijuar për të zgjatur me gjenerata mund të ruajnë ushqim për banorët për një vit, por edhe të mbijetojnë nga tërmetet. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts