Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Brezi Y: të rinjtë nën 30 vjeç në Perëndim fitojnë më pak se pensionistët

Studiuesit kanë vërtetuar se disfatat ekonomike të 30 vjetëve të fundit kanë rënë më së shumti mbi të rinjtë e brezit Y, siç quhen personat e lindur midis viteve ‘80 dhe mesit të viteve ’90. Duket se mbi këta tw rinj nwn tw tridhjetat ka goditur një stuhi perfekte faktorësh që të mpleksur së bashku kanë bërë që të ardhurat e tyre të jenë në rënie.

Bashkimi i borxhit, papunësisë, globalizimit, demografisë dhe rritja e çmimit të shtëpive ka shtypur të ardhurat e tyre dhe perspektivën e miliona të rinjve të këtij brezi në të gjithë botën e zhvilluar, duke rezultuar në një pabarazi të paprecedent midis brezave.

Një investigim i gazetës britanike “The Guardian” në perspektivën e brezit të ndarjes së mijëvjeçarëve, atyre të lindur në mes të viteve ’80 dhe ’90 ka gjetur se ata gjithnjë e më shumë nuk po kanë pjesën e tyre nga pasuria e gjeneruar në shoqëritë perëndimore.

Aty ku 30 vjet më parë, të rriturit e moshës së re fitonin më shumë se mesatarja kombëtare, tashmë në shumë vende atyre iu kanë rënë të ardhurat pothuajse 20 për qind. Pensionistët krahasimisht kanë parë shtim të të ardhurave.

Në shtatë ekonomitë kryesore në Amerikën e Veriut dhe në Europë, rritja e të ardhurave të një çifti mesatar të rinjsh apo familjarësh në të 20-tat ka mbetur shumë pas mesatares kombëtare përgjatë 30 vjetëve të fundit.

Në dy prej këtyre vendeve, në Shtetet e Bashkuara dhe në Itali, të ardhurat e të rinjve të brezit Y janë pak më sipër në terma reale sesa 30 vjet më parë, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë ka përjetuar fitime të mira.

Me gjasa, është hera e parë në historinë e industrializimit, përveç periudhave të luftës apo katastrofave natyrore, që të ardhurat e të rinjve në moshë të pjekur kanë rënë kaq shumë krahasuar me pjesën tjetër të shoqërisë.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo ndarje e padrejtë do të jetë ndikime të rënda në çdo gjë, që nga kohezioni social deri tek familja.

Projekti i “The Guardian”, mbështetur nga ekspertë të fushës, përdori të dhëna ekskluzive nga databaza më e madhe e të ardhurave ndërkombëtare në botë, LIS, e nga disa qendra të tjera të dhënash në Australi, Britani, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara.

Disa nga gjetjet e studimit janë:

Prosperiteti ka rënë për të rinjtë në moshë të pjekur në botën e pasur.

Në Shtetet e Bashkuara, të rinjtë nën 30-vjeç janë tashmë më të varfër sesa pensionistët.

Në Britaninë e Madhe, të ardhurat e pensionistëve janë rritur në mënyrë të pabesueshme, tre herë më shumë sesa të ardhurat e të rinjve.

Të rinjtë kanë pësuar rënie reale në rroga në Shtetet e Bashkuara, në Itali, Francë, Spanjë, Gjermani dhe Kanada e në disa prej vendeve kjo rënie ishte e dukshme që përpara krizës financiare të vitit 2008.

Zyrtarët e organizatave ekonomike thonë se bëhet fjalë për një problem që duhet zgjidhur menjëherë, pasi refuzimi për ta diskutuar këtë do të dëmtojë fëmijët e sotëm dhe shoqërinë si e tërë.

Ata thonë se ka pasur një zhvendosje në mes të viteve ’80 në nivelin e varfërisë, që nisi të rritej mes të rinjve ndërkohë që binte midis pensionistëve. Sidoqoftë, sipas tyre, shqetësimi për këtë fenomen u takon të gjitha grupmoshave.

“Njerëzit që janë aktualisht në moshë pune, grupi i klasës së mesme po shqetësohen gjithnjë e më shumë për perspektivën e tyre dhe të fëmijëve të tyre sa i takon punësimit. Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish mendojnë se në vendin e tyre fëmijët do të jenë më keq financiarisht sesa prindërit”.

Për herë të parë në Francë, pensionistët e dalë nga puna së fundmi, gjeneruan më shumë të ardhura sesa familjet që kanë për kryefamiljar një person nën moshën 50 vjeç. Në Itali mesatarja e të rinjve nën 35 vjeç janë bërë më të varfër sesa mesatarja e pensionistëve nën 80 vjeç. Duke përdorur të dhënat më të fundit në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2013, mesatarja e të rinjve nën 30 vjeç kishin më pak të ardhura sesa ata të moshës 65-79 vjeç. Kjo është hera e parë që ndodh që nga mbledhja e të dhënave.

Vetë të rinjtë të intervistuar nga “The Guardian”, thonë se e kanë ndjerë që brezi i tyre po përballet me vështirësi më të mëdha për t’ia dalë mbanë si të rritur të pavarur, një gjë që nuk ndodhte me brezat e mëparshëm. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts