Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Branimir Stojanoviq, ky “tren luftënxitës” që s’ndalet së provokuari

Nga Blendi Gashi

Janë bërë tre ditë nga kërcënimi që bëri zv.kryeministri nga radhët e serbëve, Branimir Stojanoviq, i cili në protestën e organizuar të dielën në sheshin “Car Llazar”, në Mitrovicën e veriut, pas ndaljes së trenit, tha se “nuk kanë harruar që ta ruajnë atë që kanë trashëguar nga të parët dhe se serbët nuk frikësohen”.

Përmes kësaj deklarate, ai sërish pa iu trembur syri, tregoi se me gjithë fuqinë punon për shtetin serb, dhe nuk brengoset fare pse paguhet nga paratë e taksapaguesve kosovarë.

“Treni Stojanoviq”, siç duket po del të jetë i pandalshëm për qeverinë “Mustafa”, pasi përkundër provokimeve të vazhdueshme, ai vazhdon të jetë numri dy i ekzekutivit.

Mustafa dhe këshilltarët e tij, vazhdojnë heshtjen ndaj kërcënimit që bëri kolegu i tyre në qeveri. Kryeministri në mbledhjen e sotme të ekzekutivit lëre që nuk e tha asnjë fjalë për kërcënimin e bërë nga Stojanoviq, por i bëri thirrje atij dhe ministrave tjerë serb të kthehen në institucione.

Ndërsa ekzekutivi është në gjumë të thellë dhe po heziton t’ia jap kartonin e kuq, lojtarit më të ndyrë të saj, janë të vetmit malazezët që kanë reaguar fuqishëm duke e quajtur të rrezikshme retorikën luftënxitëse të zëvendësit të Mustafës.

Shoqata dhe Unioni i Malazezëve të Kosovës, përmes një reagime thonë se përbuzja, agresioni dhe retorika luftënxitëse ka dehur plotësisht zyrtarët më të lartë të Listës Serbe.

Malazezët qasjen e tillë e konsiderojnë dukuri shumë të rrezikshme, e cila nuk guxon të projektohet nga ata që përfaqësojnë serbët e Kosovës, meqë në këtë mënyrë luanë me jetën e njerëzve të cilët i udhëheqin.

Agresioni verbal shpesh çon nga veprime shumë më të rrezikshme, nga dhuna fizike në radhë të parë. Jemi dëshmitarë se Branimir Stojanoviq tash e një kohë të gjatë me veprimet e veta po punon haptas kundër interesave të qeverisë së së Kosovës, në të cilën mban pozitën e zëvendëskryeministrit. Po ashtu Stojanoviq me retorikën e tij të zjarrtë po përpiqet të provokojë dhunë dhe konflikte në Kosovë, të cilën do ta vështronte nga shtëpia e tij e ngrohtë në Beograd, ashtu siç i ka shikuar gjatë luftës së kaluar kur kishte ikur nga Graçanica. Prandaj, dëshirojmë të besojmë se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë veprimtarinë e mëtejshme luftënxitëse të elementeve që i drejton Branimir Stojanoviq”, thuhet në reagim.

Në ditët në vijim padyshim se do mësohet nëse Mustafa do të tolerojë ende zëvendësin e tij, apo do të marrë parasysh kërkesën të dalë së fundmi nga malazezët por që moti nga partitë opozoitare për shkarkimin e Stojanoviq.

Ndryshe, Lista Serbe e cila është në koalicion me PDK-LDK-në, zyrtarisht nuk ka dërguar asnjë reagim pas ndaljes së trenit. Me gjasë kanë zgjedhur heshtjen pas rekonandimeve që mund të kenë marrë nga Vuçiq të cilin e njohin si kryeministër të tyre./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts