Bora zbardhoi edhe Shkupin

Gjatë ditë së sotme pjesa më e madhe e Maqedonisë është përfshirë nga rreshjet e Borës. Bora zbardhi qendrat turistike Kodrën e diellit dhe Mavrovën, por edhe kryeqendrën e Maqedonisë Shkupin, ndërsa rreshje më intensive janë regjistruar në Kërçovë, Strazhë, Gostivar, Krushevë dhe Prilep.

Metereologët theksojnë se gjatë javës sw ardhshme do të ketë ngritje të temperaturave por nuk do të mungojnë rreshjet e shiut dhe borës.foto bore

“Nga java e ardhshme do të ketë rritje të temperaturave, por edhe  rreshje kryesisht të shiut. Vetëm në zonat malore dhe zonat më të larta do të ketë kushte të rreshjeve të borës” – tha sinoptikanja, Dushanka Tanushevska.

Nga  Lidhja auto-moto e Maqedonisë njoftojnë se Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa por pa ndalesa dhe ngecje.

Ata gjithashtu rekomandojnë te vozitësit kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, ku mund të paraqiten shembje të dheut. /tesheshi.com/

 

Related posts