Auto Dak
Auto Dak

QËNDRIMI/ Bomba me emrin “Zhvatja”, Pendarovski i kërkon Zaevit: dil para ligjit!

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski kërkon përgjegjësi penale dhe politike për të gjithë të përfshirët në çështjen “Racket” (Zhvajtja) nëse mbajnë funksione publike dhe kanë dhënë mbështetje ndaj individëve nën hetim në këtë rast.

Pendarovski tha që ai insistoi në përgjegjësinë politike të të gjithëve, pavarësisht nëse ata ishin të përfshirë në këtë çështje si pjesë e qeverisë aktuale ose opozitës.

Ai i sugjeroi kryeministrit Zoran Zaev, emri i të cilit u përmend në regjistrime, që të bëjë deklaratën e tij para prokurorit kompetent, duke treguar kështu se të gjithë janë të njëjtë para ligjit dhe publikut.

Në një konferencë për shtyp, presidenti tha se ishte “një çështje e madhe kriminale që trondit themelet e institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe vë në dyshim besimin e qytetarëve” tek politikanët dhe shteti.

Kreu i shtetit maqedonas kritikoi organet kompetente hetimore, të cilat, sipas tij, në vend që të kryenin një hetim të shpejtë dhe të plotë në përputhje me kërkesën e tij, shkuan me pushime sikur, siç tha ai, ishte një gjendje normale dhe një çështje rutinë.

Ai vuri në dukje se videot e publikuara nga gazeta italiane La Veritas, shkaktuan zhgënjim të thellë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore.

Gjithsesi, presidenti tregoi se përgjegjësia individuale e një prokurori nuk mund të vinte në dyshim të gjithë institucionin e Prokurorisë Speciale, duke thënë se jo të gjithë prokurorët në zyrat e saj ishin të korruptuar.

I pyetur nëse është zhgënjyer nga përfshirja e Kryeprokurores speciale Katica Janeva në këtë rast, Pendarovski u përgjigj pozitivisht dhe kërkoi përgjegjësi nga të gjithë ata që u gjetën fajtorë.

Presidenti maqedonas tha se nuk ka asnjë informacion deri më tani që ky rast korrupsioni mund të ndikojë në datën e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë në BE.

Në mesin e korrikut, Prokuroria Themelore Publike dyshoi në dy persona për marrjen e një ryshfeti prej një milion e gjysmë euro nga biznesmeni Orcet Kamçev, i dyshuar në çështjen “Imperi”, për gjoja dhenien e sigurisë për një pozitë më të mirë në raport me akuzën.

Ndërkohë, gazeta italiane La Verita publikoi video ku  që dëgjohej gjithashtu zëri i Kryeprokurores Katica Janeva, e cili i drejtohej biznesmenit Kamçev, duke thënë “mos u shqetëso dhe gjithçka do të jetë në rregull”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts