728 x 90 Leaderboard

Boeing 747, gëzuar ditëlindjen e 50-të! Në këtë ditë bota u takua me Jumbo Jet (video)

Më 30 shtator 1968, me qindra njerëz ishin nën një tension emocional duke pritur përpara fabrikës së Boeing-ut në Everett, në shtetin amerikan të Uashingtonit.

Ishin 50 mijë vëzhgues, shumë përfaqësues të medias dhe përfaqsues nga 26 kompani ajrore, të cilët u ballafaquan me njjë avion të pashembullt. Bota u takua me Boeing 747, i pari Jumbo Jet, avioni më i famshëm i udhëtarëve në histori, që ka vijuar prodhimin deri ditët e sotme. Për pothuajse katër dekada, ai gëzoi statusin e avionit më të madh të pasagjerëve, derisa u prezantua Airbus A380.

Ajo që solli 747-ta në botën e aviacionit, tregon se në kohën e prezantimit, saktësisht gjysmë shekulli më parë, kopja e parë e kodit RA001 ishte më shumë se dyfishi i avionit komercial Boeing.

Projekti iu besua inxhinierit të Boeing-ut, Joe Sutter, i cili u përball shpejt me probleme. Projekti ishte aq i shtrenjtë sa që në një moment bosët e urdhëruan Sutter-in që të shkurtojë1,000 inxhinierë për të kursyer para.

Por ai refuzoi, e në vend të kësaj kërkoi të punësojë dhe 800 inxhinierë të tjerë. Ai më vonë shkroi se ishte i sigurt se Boeing do ta pushonte. Por, jo vetëm që e mbajti punën, por mori dhe fuqinë punëtore shtesë që donte.

Boeing 747 menjëherë u bë i njohur nga stema në katin e sipërm të kabinës, gjë që e bëri simbolin e transportit ajror. Në konfigurimin më të zakonshëm, me klasin e parë, atë të biznesit dhe ekonomikun, aeroplani merr rreth 400 pasagjerë dhe në tjetër një konfigurim me një klas shtesë, merr deri në 600.

Të katër motorët ofrojnë një shpejtësi prej rreth 0.85 Mach (mbi 900 km / h) dhe një distancë prej 13.570 km.

Disa muaj pas prezantimit në Everett u kryen përgatitjet për fluturimin e parë, i cila u mbajt më 9 shkurt 1969. Pavarësisht problemeve të vogla, fluturimi konfirmoi se pushtetin e Boeing 747. Pjesa tjetër është histori …

Boeing 747 ka reduktuar botën, ka sjellë koncepte dhe teknologji që kanë ndryshuar përgjithmonë udhëtimin në distancë. Kompania shiti 1.568 avionë që u përmisuan dhe u modernizuan në pesë dekada.

Shembulli më i famshëm është Air Force One, Boeing 747 në shërbim të Presidentit të SHBA.

Gëzuar ditëlindjen e 50, Boeing 747! /tesheshi.com/

Related posts