Biznes veshkash: dënohen dy mjekë kosovare për transplant të paligjshëm organesh

Gjykata e Prishtinës dënoi dy mjekë me akuzën e transplantimit të organeve, një vendim që ka gjetur jehonë dhe në mediat europiane.

Siç shkruan AP, urologu Lutfi Dervishi u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg dhe një gjobë prej 8,000 euro. E po ashtu nuk do mund të merret me profesionin e mjekut dy vjet pas përfundimit të dënimit.

Ndërsa mjeku tjetër, Sokol Hajdini, u dënua me një vit burg.

Prokurorët ndërkombëtarë në Kosovë ka njoftuar se klinika “Medicus”, në pronësi të Dervishit, ka kryer të paktën 23 transplante veshkash në vitin 2008, ku shumë pacientë kanë qenë nga Izraeli, me pagesa nga nga 80,000 deri në 100,000 euro.

Sipas akuzës, mjekët e kanë kryer këtë aktivitet në shkejle të Kushtetutës, duke dërmarrë transplante të paligjshme. /tesheshi.com/

 

 

Related posts