728 x 90 Leaderboard

Bilanci i protestës së opozitës: 9 policë dhe gazetari Kasmi në spitalin Ushtarak

Drejtori i Spitalit Ushtarak tha se gjendja e policëve të plagosur në protestën e opozitës si dhe e gazetarit Bledi Kasmi po në këtë protesë, është e mirë.

“Në spital kanë mbërritur 9 policë të lënduar me dëmtime në regjone të ndryshme të organizmit dhe një gazetar i ardhur 10 minuta para tyre.

Gjendja është e mirë, pa probleme për jetën. Janë bërë ekzaminimet e nevojshme, janë marrë edhe mjekime në urgjencë. Tre nga policët kanë kartela të hapura dhe do të observohen nga ora në orë, ndërsa pjesa tjetër e policëve dhe gazetari do të largohen pas pak minutash”, tha drejtori i spitalit ushtarak.

Më herët, drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu zhvilloi një vizitë në Spitalin Ushtarak, prej nga deklaroi se janë 11 punonjës të lënduar nga gurë apo sende të tjera të forta. “Gjendja e tyre është e mirë. Dua të falenderoj jo vetëm policinë që tregoi maturi për përballimin e tubimit por edhe FNSH që menaxhuan këtë aktivitet. Mund të them me plot gojën që Policia e Shtetit sot ka bërë detyrën”, tha Veliu.

Në lidhje me dhunimin që i është bërë kryeredaktorit të gazetës “RD”, Bledi Kasmi, Veliu tha: “Isha dhe te qytetari. Unë i uroj shërim të shpejtë qytetarit  dhe këtë le ta gjykojnë pamjet filmike dhe hetimi i mëtejshëm në rast se ka gabuar policia apo ka gabuar qytetari”. /tesheshi.com/

Related posts