Biblioteka Kombëtare e Izraelit publikon Kur’anin e rrallë: një nga perlat e Islamit

Një Kur’an i shekullit të 10-të, i veçantë në përmasë e stil, është shfaqur për herë të parë si pjesë e një koleksioni të teksteve islame në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit në kuadër  të muajit të Ramazanit.

Të 16 tekstet, të gjitha nga shekulli i 10-të deri në shekullin e 18-të, shfaqen në një dhomë të vogël, me një hyrje të zbukuruar me lule që u ngjajnë dorëshkrimeve në vitrinë.

“Ne kemi hapur një ekspozitë të vogël, por madhështore, me dorëshkrime të bukura e të rralla islame që tregojnë historinë e kulturës islame për mbi një mijë vjet”, tha kuratorja Raquel Ukeles.

“Këtu në Izrael, ku kultura hebreje me kulturën e shumicës e kulturat e minoriteteve, shpesh nuk marrin kohë të mjaftueshme apo hapësirë prezantimi, e detyron Bibliotekën Kombëtare që të marrë një rol në mbledhjen e trashëgimisë islame, me mision tërheqjen e vëmendjes dhe ngacmimin e ndërgjegjes sociale dhe kulturore të Izraelit mbi kulturën e Islamit”, theksoi ajo.

Dhe në ekspozitën e quajtur “Zgjidh perla nga Islami”, veçon një Kur’an jashtëzakonisht i vogël dhe i brishtë i shekullit të 10-të, 68 me 37 milimetra, i cili i është shfaqur publikut për herë të parë.

“Kjo është një relike e brishtë, por e mirëmbajtur”, tha Ukeles.

Biblioteka ka një koleksion prej 1,800 dorëshkrimesh islame dhe kjo është ekspozita e parë e tillë për të gjithë Ramazanin, sqaroi Ukeles.

Koleksioni përfshin kuranë të tjerë shekullorë, fletushka dhe ilustrime. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

Related posts