Auto Dak
Auto Dak

Beteja për klimën, suedeja 16-vjeçare nominohet Nobel-in e Paqes

Suedezja 16-vjeçare Greta Thunberg është nominuar për Çmimin Nobel të Paqes, raportojnë mediat e botës.

Sipas BBC, arsyeja për nominimin e Thunberg është lufta e saj për mbrojtjen e mjedisit. Ajo tha se ishte e nderuar që u nominua për këtë çmim prestigjioz.

Adoleshentja udhëhoqi një protestë për klimën të shkollës së saj, mbajtur në gusht të vitit të kaluar përpara Parlamentit suedez.

Veprimet dhe qëllimet e saj i frymëzuan të rinjtë në mbarë botën për të kërkuar nga elitat politike dhe ekonomike që protestonin për ruajtjen e mjedisit, tha BBC.

Falë kësaj vajze, çdo të premte në shumë vende të bptës mbahen protestë të quajtura “E premtja për të ardhmen”.

Nëse Greta Thunberg arrin të fitojë çmimin Nobel për Paqen, do të jetë vajza e dytë adoleshente në histori që e merr këte çmim, pas Malala Yousafzai kujton BBC. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts