728 x 90 Leaderboard

BESA në qeverinë Zaev, kryetari Gashi tregon arsyet: nga emri te negociatat

Siç është bërë e ditur tashmë Lëvizja BESA në Maqedoni ka vendosur të përfshihet në kabinetin Zaev, pas një ftesë të këtij të fundit me qëllim zgjerimin e koalicionit qeveritar.

Afrim Gashi, kreu i Besës, pas një mbledhjeje të stërzgjatur të Kryesisë dhe Kuvendit Qendror, aty ku vendos pra hyrja ne qeveri, bëri me dije dhe arsyet e këitij hapi politik:

“Me këtë rast dëshirojmë t’i theksojmë disa nga arsyet e rëndësishme që BESA t’i bashkohet qeverisë: agjenda reformuese, procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit, hapja e negociatave për integrim në BE dhe, veçmas, kohezioni i nevojshëm për anëtarësim në NATO, që sot mund të konsiderohet akti më i rëndësishëm historik për vendin, por edhe për shqiptarët, janë detyrime që na bëjnë koshientë për rëndësinë e momentit dhe anës në të cilën ne duhet të jemi të rreshtuar sot. E ne jemi për anëtarësim në NATO dhe për integrim në BE”, deklaroi në konferencën për media, kryetari Gashi.

Ai mes të tjerash njoftoi se do të udhëheqinMministrinë e Kulturës, por duke mos dhënë detaje për emrin e ministrit.

“Neve na është besuar të udhëheqim me resorin e kulturës dhe kjo për neve është nder dhe mirënjohje, sepse një vend që viteve të fundit u betonizua ka nevojë për t’u çliruar dhe për të reflektuar vlera të njëmendta kulturore e shpirtërore, që – për fat të keq – deri tash ose janë mbuluar ose janë harruar”, shtoi Gashi.

Në fund ai ritheksoi se pjesëmarrja e Besës në këtë qeveri është më shumë strategjike se procentuale, njëkohësisht duke qenë të të bindur se partia e tyre ka kapacitet të mjaftueshëm intelektual dhe menaxhues që të dëshmojë se ka ide, vizion dhe projekte që mund të ndihmojnë në avancimin e jetës kulturore në vend. /tesheshi.com/

Related posts