Auto Dak
Auto Dak

BESA e shqiptarëve të Maqedonisë, revansh në bastionet e BDI-së

Nga Mensur Krasniqi

Lëvizja Besa në Maqedoni ka marrë një revansh dhe ne bastionet e njohura sit ë BDI-së. Ditë më parë në Kërçovë, Zajaz (fshatin e Ali Ahmetit) e Tetovë, BESA themeloi Këshillin e saj Komunal edhe në Gostivar.

Ermira Asani – Salija, anëtare e kryesisë qendrore në Lëvizjen BESA, në hapje të kësaj ngjarje tha se me  këtë forcë të re politike të shqiptarëve do të ndodhin ndryshimet e mëdha shqiptare në Maqedoni.

Ndërsa anëtari i Trupit Koordinues, Afrim Gashi theksoi se të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkëngjiten Lëvizjes BESA duhet të jenë të gatshëm që kontributin e tyre ta vendosin në interesin e përgjithshëm, në interes të popullit.

Anëtari tjetër i Trupit Koordinues, Skender Rexhepi – Zejd tha se jo më kot, duke e parë këtë interesim kaq të madh të Gostivarit për t’iu bashkëngjitur BESËS, partia shqiptare në pushtet ndihet në panik.

Në fund të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Me këtë rast ai theksoi se “këto ditë në Gostivarin tuaj këta të partisë në pushtet nuk lanë presion pa bërë që këta burra e burrnesha sonte të mos ngjiten në këtë skenë. Përkundër krejt trysnive, përkundër kërcënimeve të tyre, ata nuk ia dolën. Prej sonte edhe Gostivari është më BESË”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts