Berisha hap thesin e akuzave në Kuvend: nga vëllai i Fatmir Xhafajt te Olsi Rama…

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer akuzave të hershme ndaj kryeministrit, ministrave, deputetëve socialistë dhe familjarëve të tyre. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, i cili prej disa orësh është përfshirë nga debatet, Berisha akuzoi vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën, si të lidhur drejtpërsëdrejti me atë që e quajti banda e Xibrakës.

“Olsi Rama është gjetur në sistemin TIMS të kalojë kufirin me makinë e përshtatur për transport droge më 10 tetor të vitit 2014 nga Ilir hoxha, Gjonaj dhe Genci Xhixha, kanë kaluar kufirin të gjithë ata që janë brenda”- tha Berisha. Kaluar kufirin të gjithë ata që janë brenda, por Olsi jo, se eshte vellai yt.

I them këtij zotërisë, a është kjo një akuzë konkrete, dil dhe jep shpjegime pse yt vëlla në makinën e kokainës, yt vëlla erdhi me bandë nga Bostoni që merret me trafik drogë dhe të pista, por kjo ishte akuzë e përgjithshme mund të thoni ju.

Tani na thuaj pak është yt vëlla çfarë do ai me makinën e drogës, një nga kryesorët e Xibrakës, apo do thuash si Xhafa, ç’më duhet mua se çfarë bën im vëlla. Edi Rama kush i solli kriminelët në Kuvend?”, tha Berisha.

Në vijim të akuzave, ai u shpreh “ku është koka e krimit, ministrat e tij janë qeveritarët e krimit. Niko Peleshin e thërrasin Niko Rragami, Xhafën e thërrasin Agron Xhafa, Olta Xhaçkën, ku është…

Pandeli, ti nuk e ke me krimin se e do njërën dorë në tepsi tjetrën në sini, edhe me Ramën dhe me Erjon Velinë.

Damian Çela, je ti, edhe një tjetër po prit…

Ditzi Bajro, e harruan Sulon që i internonte, tani e thërrasin Ditzi Bajro, Damjan, ushtar i klanit Bajro.

Arben Zhozhoja ku është, i njohur për aferat e tij të shumëllojta, por njëri është tipari i tij kryesor, nga këta ai e peshon në para në kandar Ramën.

Ndokën përdhunues, Frrokun vrasës, Prengën hajdut vilash dhe trafikant, i solli opozita apo i solle ti? Ti i solle se krimi i dobishëm është për tu nderuar. A kam të drejtë të quaj unë ty Edvin Ndoka, Prenga, Frroku, shumë të drejtë, nuk ke denoncuar asnjë prej tyre”, tha Berisha. /tesheshi.com/