Bënte shqiponjën, por ishte një kriminel! Shqiptari vrasës, në krye të mediave greke

Mediat greke e kanë patur lajm të parë kapjen më së fundi të vrasësit të biznesmenit Aleksandro Stamatiadhi, krim i ndodhur një vit më parë, i cili rezulton të jetë shqiptari Genc Pepa, me origjinë nga Lushnja.

Ai e vrau grekun në banesën e tij, për grabitje, e më pas me bashkëpunëtorët në krim ishte larguar drejt Belgjikës ku dhe u arrestua.

Kanë qenë gjurmë gjaku derri të egër ato që kanë bërë të mundur zbulimin e tij si vrasës i mundshëm. Ato u gjetën në automjetin e grabitësve e vrasësve njëherësh, ku më pas rezultoi që ishte i Pepës, pasi e kishte pasion gjuetinë e derrit të egër.

Genc Pepa rezulton gjithashtu dhe si drejtues i një kompanie koncertore me këngëtarë shqiptarë, me të cilët organizonte shfaqje për emigrantët. E kjo sipas hetuesve, ka qenë thjesht një aktivitet për pastrim parash, pasi merrej me shumë afera kriminale. /tesheshi.com/         

auto pjese dak

Related posts