BE, plan për detyrime doganore 19 miliardë euro për mallrat nga Shtetet e Bashkuara

Bashkimi Evropian po shqyrton futjen e tarifave të reja kundër Shteteve të Bashkuara me vlerë më shumë se 19 miliardë euro, në përgjigje subvencionimit të SHBA ndaj prodhuesit të avionëve Boeing, informon portali Euractiv.com duke cituar zyrtarë nga BE-ja.

Pritet që Komisioni Europian t’u dërgojë vendeve anëtare një listë të produkteve nga SHBA që do të goditen nga detyrimet e reja doganore.

Vlera e përgjithshme e këtij eksporti në tregun evropian është rreth 19 miliardë euro.

Kjo shumë, sipas EurActiv, është shumë më e lartë se vlerësimi fillestar i dëmit të bërë nga subvencionet e vitit 2012, kur Komisioni e vlerësoi këtë shumë deri në 12 miliardë euro.

Lista e fundit është një lloj reagimi përgatitor ndaj subvencioneve të SHBA dhënë nga shteti federal i Uashingtonit për Boeing.

SHBA dhe BE janë në një mosmarrëveshje të gjatë me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) për ndihmë financiare dhënë prodhuesve të tyre të avionëve.

Më parë këtë javë, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi futjen e tarifave të reja të produkteve europiane në përgjigje të subvencioneve që Evropa i jep Airbus-it.

Vendimi përfundimtar në fushëveprimin e sanksioneve të miratuara në përgjigje të rastin e Boeing, dhe në rastin e Airbus, do ta ketë OBT-në si arbitër përfundimtar – vlerëson EurActiv. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts