728 x 90 Leaderboard

Bateria që vetëshkatërrohet

Inxhinierët mekanikë në Universitetin Shtetëror të Iowa-s, me në krye profesor Reza Montazamin, kanë krijuar baterinë e përkohshme.

Ky lloj zbulimi është frymëzuar nga domosdoshmëria për të mbrojtur ambientin nga mbetjet e teknologjisë.

Praktikisht,bateria vetëshkatërruese mundëson që pas përdorimit të tretet plotësisht, pa lënë pas kimikate të dëmshme.

Mendohet se një bateri e tillë mund të përdoret në fushën ushtarake apo dhe mjekësore, në ato raste kur është e nevojshme të bëhet ndonjë operacion duke shmangur ndërhyrjet për të hequr baterinë më pas. /tesheshi.com/

Related posts