Auto Dak
Auto Dak

Bashkëshortësia politike, Kryemadhi besnike ndaj Metës: sulm Dvoranit dhe Arta Vorpsit në VOA

Në një intervistë për VOA-n, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, i ka qëndruar krah bashkëshortit të saj president, duke u “ngjizur” me të edhe politikisht, gjatë komentimit të situatës më të fundit në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe ajo sulmoi kreun e KED-it, në sinkron bashkëshortor me kreun e shtetit, kur tha:

“Me çfarë të drejte z.Dvorani boton vendimet e KED në Fletore Zyrtare”? Kush ia ka bërë këtë gjë?”, tha Kryemadhi, e cila gjeti lidhje mes Arta Vorpsit, të refuzuarës nga Meta.

“Cila është lidhja me drejtoreshën e Qendrës së Botimeve, bashkëshortja e Maks Haxhisë? A ka një lidhje me avokatin e ish-ministrit Tahiri?  Zonjën Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë, i cili është avokat i Saimir Tahirit…”, tha Kryemadhi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts