Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Basha thjeshton recetën e “ikjeve”: Frenimi, mjaft të ikë Edi Rama!

Në një takim me të rinj, kreu demokrat Basha i mëshoi ikjes, duke e trajtuar atë si fenoment lokal dhe jo rajonal.

Ai tha, nisur dhe nga përvoja personale, se i mirëkuptonte ata që iknin për të studiuar, por jo ata që nuk donin të ktheheshin më, gjë që sipas tij e ka shkakun te Edi Rama.

“Faktet flasin vet:  75 përqind të rinjve duan të largohen nga vendi. 94 përqind e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri.

Të dyja këto më dëshpërojnë jashtë mase.

Të parën deri diku edhe mund ta mirëkuptoja nëse do të ishte për të studiuar jashtë, sepse kjo është një ëndërr legjitime. Por e dyta, dëshira për të mos u kthyer por për të vazhduar jashtë Shqipërisë është një katastrofë kombëtare, të cilës ne mund, duhet dhe do t’i japim fund me programin tonë ekonomik, e në veçanti me programin tonë për rininë”, arsyetoi Basha.

“E vërteta është fare e thjesht: që të fitojë rinia shqiptare: që të fitojë Shqipëria, duhet të largojmë Edi Ramën, njeriun që ka marrë peng vendin dhe fatet e tij, njeriu që ka marrë peng fatet e rinisë shqiptare”, ishte receta e tij politike. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts