Auto Dak
Auto Dak

Basha, sulm parlamentit pas rezolutës anti-Meta: strehë të vetëgënjyerish

Në një dalje për shtyp në mbrëmje, kreu demokrat Basha sulmoi parlamentin pas miratimit të një rezulote anti-Meta gjatë paradites, referuar asaj çfarë po ndodh me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar atë si jo legjitim.

“Nuk ka parlament, por strehë të parlamentarëve që nuk e dimë kush janë aty, por e dimë kush i ka çuar dhe ka disa pseudoparlamentar për të gënjyer vetveten. Çdo akt i këtij pseudoinstitucioni për ne është i pavlefshëm”, tha Basha.

Edhe ai, ashtu siç Meta, pretendon se Rama kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese. “Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese tregon më qartë se kush nuk e do drejtësinë e pavarur”, theksoi kreu demokrat. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts