reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Basha-Lu, takim me dyer të mbyllura, PD propozon testin e drogës për zyrtarët e lartë

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu zhvilloi një takim me dyer të mbyllura në selinë e PD-së, me kryetarin e saj, Lulzim Basha. Në takim është folur për procesin e dekriminalizimit, e duket Basha e ka njohur shefin e displomacisë amerikane në Tiranë, me propozimet e demokratëve.

Takimi ka zgjatur një orë e palët nuk dhanë ndonjë koment. PD ndërkaq paraqiti publikisht draftin e saj të dekriminalizimit. Deputeti Oerd Bylykbashi prezantoi në emër të PD-së platformën për dekriminalizimin e Parlamentit, pushtetit vendor dhe organeve të administratës, bazuar mbi raportin e Komisionit të Venecias.

PD propozon ndryshime kushtetuese dhe ligjore për ndërprerjen e menjëhershme të mandateve të deputetëve dhe zyrtarëve me të shkuar kriminale‎ në Shqipëri apo jashtë saj, si dhe ndalimin e zgjedhjes apo emërimit të këtyre personave në të ardhmen. “Do të ndalohen të kandidojnë apo të mbajnë funksione publike të gjithë personat të cilët janë në procese hetimi apo gjykimi në vendet e tjera, janë në kërkim ndërkombëtar, apo janë dëbuar nga vendet e Bashkimit Europian apo shtete të tjera në lidhje me kryerjen e krimeve të rënda në ato vende”, sqaroi Bylykbashi.

PD propozon që garanci për mosdepërtimin e personave me të shkuar kriminale në parlament apo në pushtetin vendor të jetë verifikimi i shenjave të gishtërinjve.

Në përputhje me praktika botërore, si ajo në SHBA, PD propozon gjithashtu testin e drogës për zyrtarët e lartë.

Sipas Bylykbashit, ligji italian i njohur si “Ligji Severino” përbën boshtin e propozimeve të PD-së./tesheshi.com/