Auto Dak
Auto Dak

Basha, krah Metës: po referendumit(!), kemi popullin nga pas

Në kushtet kur presidenti Meta është posicionuar hapur kundër ndërkombëtarëve, ku në emër të sovranitetit thotë se do thërrasë popullin në referendum, e që gjithashtu do organizojë një “tubim mbarëpopullor” në 8 dhjetor (nisjen e dhjetorizmit politik ’90), kreu demokrat Basha është vënë krah kreut të shtetit në këtë pozicion të paprecedent në raport me ndërkombëtarët.

“Presidenti ka paralajmëruar nisjen e një dialogu të tij me shqiptarët, natyrisht do ishte këshilla ime jo vetëm për politikanët, por të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të jenë në kontakt me qytetarët siç kam filluar dhe unë ‘Rrugëtimin për Shqipërinë’ prej 3 javësh dhe do ta vazhdoj dhe mirëpres çdo përpjekje të vërtetë të një kontakti të drejtpërdrejtë të autoriteteve institucioneve, në këtë rast siç është presidenti dhe të gjithë atyre që kërkojnë votën dhe besimin e shqiptarëve dhe prandaj i kam paraprirë këtij procesi”, ka qenë shpjegimi i Bashës në një bashkëbisedim me gazetarët.

E nga ana tjetër, ai ka përkrahur idenë e referendmit nga ana e Metës, që ashtu siç presidentit nuk ka mundur dot të shpjegojë se për çfarë duhet të jetë ai dhe me ç’pyetje bazë, shtoi kësaj dhe pohimin se dhe ai vetë, Basha, apo PD-ja, paskan dy vite që po kërkokan një referendum.

“Patjetër që mbështesim referendumi, është një nga 5 pikat e PD-së. Unë jam angazhuar tash dy vjet e gjysmë, një mekanizëm i demokracisë direkte”, tha Basha.

Më tej, posi Meta, Basha përmendi “popullin”, që sipas tij do i jepte përgjigje Ramës, nëse ai vendos të bëjë ndërhyrje për t’i hequr presidentit aktet e betimit nga ana e drejtuesve të instituciooneve të reja të drejtësisë.

“Harron se do të ketë përballë një popull të tërë, do të ketë përballë një bashkim të vendosur dhe më të madhin në historinë e shqiptarëve, më të madhin në numër se ansjëherë më parë kundër tij dhe kundër planit ogurzi për të zhbërë themelet e bashkejetesës kushtetuese demokratike. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur demokracinë e vendit”, theksoi Basha. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts