Auto Dak
Auto Dak

Basha huazon një deklaratë për partinë e Orbanit: ja si PPE na mbështet…

I ndodhur në Bruksel për të vjelë mbështetje për aksionet opozitare, kreu demokrat Basha përcolli me anë të Twitter-it një mesazh që më shumë se mbështetje ka sforcon për sajimin e një të tille.

“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se ‘ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.’ PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike”, shkruan Basha.

Në fakt, kjo deklaratë e Daul i atribuohet kritikave ndaj partisë së kryeministrit Orban – Fidesz, e cila u pezullua përkohësisht nga PPE, për shkak të qëndrimeve të saj të ashpra ndaj institucioneve të Brukselit, në lidhje me çështjet e emigracionit.

Deri më tani, nga PPE nuk ka një qëndrim të qartë rreth aksionit të PD-së, parti e këtij grupimi, e cila ka djegur mandatet e futur në një përplasje me të gjithë faktorin ndërkombëtar. /tesheshi.com/    

 

auto pjese dak

Related posts