Auto Dak
Auto Dak

Basha godet Ramën për vëllazërinë me Erdoganin dhe deklaron: s’dua të hyj në histori!

Kreu demokrat Basha reagoi në lidhje me akuzën e ngritur nga prokuroria për një aferë lobuese, duke pretenduar se ajo është sajuar nga Rama. I gjendur në Krujë në kuadër të një rrugëtimi politik, Basha shfrytëzoi rëniën e akuzës për pastrim parash, e ku akuzohet vetëm për fallsifikim, duke thënë se këtë të fundit do e çmontojë në gjykatë.

“Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama dhe u detyrua të tërhiqej nga akuzat e dy viteve me radhë. Më akuzuan për pastrim parash. Tha që kishte dokumente për financimet ruse dhe u tërhoq me turp. E vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës është çmontuar dhe 10% do i çmontojmë në gjykatë përmes të vërtetës”, tha Basha.

Por po duke qëndruar në këtë pikë, meqë akuzat për lobim me para të dyshimta, të aluduara si të ardhur nga kanale ruse, Basha bëri një lidhje mes aleancës Erdogan-Putin e raportit të cilësuar vëllazëror Rama-Erdogan, duke thënë se “lidhjet me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur të Putinit në Europë”.

Gjithashtu, Basha tha se nuk kërkon që të ndjekë modelin Rama për të “hyrë në histori”.

“Njerëzit që punojnë për të hyrë në histori, në përgjithësi, janë njerëz të tmerrshëm, o diktatorë, o psikopatë, u shkaktojnë shumë vuajtje popujve të vet, ose janë kaq shumë në dashuri me veten, sa nuk duan njeri tjetër. Prandaj, mos më kërko të jem kryeministër që bëj gjithçka për të mbetur në histori. Rama, ndryshe nga sa thua ti, mendoj se do të hyjë në histori për shumë të këqija që i ka bërë vendit. Neroni ka ngelur në histori se dogji Romën, ky është Neroni i Shqipërisë, vetëm se nuk ia ka vënë flakën në kuptimin fizik dhe nuk do ta lëmë, por ka djegur shumë”, theksoi Basha. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts