728 x 90 Leaderboard

Basha bllokon foltoren e parlamentit, Rama i LSI-së i ankohet Ruçit: pse nuk e liron?

Kryedemokrati Basha ka aplikuar edhe seancën e kësaj të enjte, bllokimin e foltores së parlamentit duke mos pranuar ta lëshojë atë, një formë e këmbënguljes politike për të dënoncuar qeverisjen e Ramës. Kjo ka sjellë reagimin e një prej deputetëve të LSI-së, aleate me PD-në, Luan Rama, i cili i ka kërkuar kryetarit Ruçi që të zbatojë rregulloren, të lirojë foltoren e bllokuar.

Rama tha se parlamenti është institucion dhe duhet të ketë kulturë institucionale. Por në mesazhet e tij kritike, deputeti i LSI-së ka zgjedhur t’i drejtohet jo Bashës por Ruçit. Ndërsa ky i fundit e ka drejtuar te Basha gjatë reagimit të tij. “Kërkojani kreut të opozitës që ta lirojë foltoren”, tha kryetari Ruçi.

Seanca ka vijuar gjithsesi me rendin e ditës, zhvilluar në kushte jo normale, ku Basha qëndronte në foltore e deputetë të opozitës iu binin tavolinave sa herë diskutohej për tema të rendit të ditës, deri në mbylljen e seancës. /tesheshi.com/    

 

Related posts