reklama juaj ketu

Banka Qendrore e Marokut miraton kërkesat për hapjen e bankave islame

Pesë kërkesa për të hapur banka islame në Marok kanë marrë përgjigje pozitive nga Banka Qendrore e këtij vendi, si një përpjekje për t’u bërë ballë problemeve ekonomike e financiare.

Maroku prej kohësh nuk kishte pranuar t’i hapte rrugën veprimtarisë bankare islame, por mungesa e investitorëve të huaj dhe e parasë në qarkullim i kanë detyruar autoritetet e financave të marrin këtë vendim.

Veç hapjes së bankave islame, tre banka franceze janë lejuar të shesin produkte islame, sipas njoftimit të Bankës Qendrore. Për ta mbikëqyrur sektorin e ri financiar është krijuar një organizëm me dijetarë islamë.

Shtatë kanë qenë kërkesat për hapjen e bankave islame. Banka më e madhe private e Marokut, Attijariwafa Bank, e mori miratimin për lejimin e veprimtarisë bankare islame ndërsa ishte në bisedime me Bankën Islame për Zhvillim.

Financat islame, që i përmbahen parimit të ndalimit të interesit dhe të spekulimit të pastër monetar, kanë patur një shtrirje të shpejtë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. /tesheshi.com/