728 x 90 Leaderboard

Banka Botërore: Ja reformat që duhet të bëjë qeveria shqiptare për të ecur drejt BE

Banka Botërore ka publikuar raportin e plotë të strategjisë së saj për Shqipërinë. Në vlerësimin e raportit thuhet se “Shqipëria tani ka një mundësi historike për të përshpejtuar rrugën e saj drejt prosperitetit dhe integrimit në Bashkimin Europian”.

Sipas Bankës Botërore, duke e pranuar urgjencën e kthimit të rritjes dhe uljes së varfërisë, qeveria shqiptare lëvizi me gjallëri për fillimin e zbatimit të një programi afatmesëm të konsolidimit fiskal dhe të qëndrueshmërisë së sektorit financiar, që përfshin shlyerjen e pagesave të prapambetura, të barazvlefshme me mbi 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Në të njëjtën kohë, qeveria ka bërë përpara në drejtim të reformave strukturore në fushat e energjetikës dhe të pensioneve, reforma me ndikime të rëndësishme mbi qëndrueshmërinë fiskale”, thekson Banka Botërore, sipas së cilës, janë marrë reforma të nevojshme edhe për të përmirësuar klimën e investimeve dhe për të luftuar korrupsionin në ofrimin e shërbimeve publike.

“Të dhënat e vitit të fundit flasin për nivelin më të lartë të angazhimit politik për të zgjidhur problemet e rrënjosura thellë në vend”, nënvizon BB në raportin e saj strategjik.

Raporti vijon më tej duke nënvizuar faktin se në 18 muaj, programi i reformave të Shqipërisë është njohur në nivel ndërkombëtar nëpërmjet dhënies së statusit të vendit kandidat në qershor 2014, përmirësimit të vlerësimit të “Moody”-s, dhe të “Standard & Poor’s”, si dhe renditjen për herë të parë në gjysmën e sipërme të listës për “Doing Business 2014”, në nivelin global.

Related posts