Bakllavaja, ëmbëlsira e pagabueshme e festës: kjo është historia e saj

Bakllavaja është një ëmbëlsirë mesdhetare e bërë me fleta brumi, arra, gjalpë dhe sheqer. Pas pjekjes deri në përsosje, menjëherë shtohet  shurup i ëmbël që depërton nëpër të gjitha shtresat.

Bakllava jonë ka fituar vlerësime maksimale nga kritikët e ëmbëlsirave, duke deklaruar se është shije unike që të bën për vete.Variacionet e bakllavasë janë me arra, fistikë, apo bajame, por edhe me arrore të ngjashme që kryesisht gjenden në Lindjen e Mesme.

Në shumë vende, bakllava është një shoqëruese e shkëlqyeshme për kafenë. Bakllava përdoret në dasma, mbledhje familjare dhe festa, siç është sot Bajrami.

Historia e Bakllavasë

Shumë popuj pretendojnë se Bakllavaja është një zbulim i tyre, por besohet se janë asirianët ata që e përgatitën së pari.

Rreth afërsisht shekullit të 8-të para erës së re, asirianët pjekën shtresa të holla brumë me arra, derdhën mjaltë mbi të dhe e përdorën për festa këtë ëmbëlsirë të përsosur.

Bakllava piqej vetëm në raste të veçanta, zakonisht nga të pasurit që mund të përballonin një luks të tillë. Një njeri i varfër atëherë thoshte, “unë nuk jam aq i pasur sa të ha Bakllava”. Gjërat kanë ndryshuar me kalimin e viteve. Tani, bakllavaja nuk e privon askënd nga shija e posaçme, pasi për të nuk nevojitet shpenzim i madh.

Historia e Bakllavës ndryshoi me historinë e tokës. Lindja e Afërt dhe e Mesme u prekën nga civilizime që sa vinin e shkonin. Bakllavaja dhe receta e saj ishte përhapur në Lindjen e Afërt dhe u bë tejet popullore në  Perandorinë Osmane, dhe sot, konsiderohet si një kryevepër që mund të shijohet më së miri në Turqi.

Duke qenë ëmbëlsirë e sulltanëve, bakllava u bë sinonim i pasurisë dhe sofistikimit, si dhe një traditë shtetërore në tokat e perandorisë osmane. Në fund të shekullit të 17-të, parada e bakllavasë filloi të zhvillohej ku ushtarët e perandorisë qeraseshin me ëmbëlsirë pas Bajramit.

Pra, kur hani një copë bakllava, mendja ju shkon te luksi që ofron kjo copë. Sidoqoftë, historia e bakllavasë zbulon se ajo erdhi nga Lindja më e largët … Edhe sot, vende të ndryshme ofrojnë variacione të shijshme dhe kanë cilësitë e saj unike.  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts