Babai bëhet personazh në youtube, për të fituar vëmendjen e fëmijëve të tij

Përshëndetje, quhem babi Joe Youtube dhe arsyeja pse po hap kanalin tim është e qartë: ndihem keq kur shoh bijtë e mi me kokat ulur mbi telefonat e tyre. Kështu, kjo është e vetmja mënyrë për të komunikuar me ta”.

Justin Smtih, 43 vjeç, nga Hull, Angli, ka vendosur kështu të bëhet një personazh në Youtube për të rimarrë vëmendjen e 5 fëmijëve të tij: dy vajza 10 dhe 11 vjeç dhe tre djemve: 13, 14 dhe 22 vjeç.

“Dua të më shohin mua dhe jo diçka pa ndjenja”- ka shtuar Smith, duke hapur kështu kanalin e tij në Youtube për të komunikuar me të njëjtat instrumente teknologjike, pas të cilave janë fiksuar fëmijët e tij./tesheshi.com/

Related posts