AUTO/ Mirupafshim VW Beetle! Makina e “orëve të liga” të Gjermanisë që u bë simbol i punëtorëve

Volkswagen po i thotë lamtumirë prodhimit të versionit të fundit të “Beetle”, duke shënuar fundin e rrugës për një automjet që ka simbolizuar shumë gjëra gjatë një historie prej tetë dekadash.

Që nga viti 1938, makina ka qenë pjesë e “orëve më të liga” të Gjermanisë, si një projekt prestigjioz por i parealizuar i nazistëve, i konsideruar si një simbol i rilindjes ekonomike të pasluftës gjermane dhe rritjes së prosperitetit të klasës së mesme.

VW u bë shpejt një shembull i globalizimit, i shitur dhe i njohur në të gjithë botën dhe një emblemë e kundër-kulturës së viteve 1960 në Shtetet e Bashkuara.

Mbi të gjitha, makina mbeti një pikë referimi në dizajn, ashtu si shishja unike e Coca-Colas.

Dizajni origjinal – një siluetë e rrumbullakët me shtrojë për katër ose pesë persona, xhama vertikalë dhe motorin e ftohjes me ajër në pjesën e prapme – ishte diçka që e ideoi inxhinieri austriak Ferdinand Porsche, i cili ishte punësuar për të përmbushur projektin e diktatorit gjerman Adolf Hitler për një “makinë të popullit”, që do të përhapte posedimin privat të makinave, ashtu sic kishte bërë Ford në SHBA.

Detajet e makinës bartnin ngjashmëri me modelin T97 Tatra të bërë në Çekosllovaki në 1937, skicuar nga inxhinieri hungarez Bela Barenyi.

Ajo që nisi si prodhimi masiv “KdF-Wagen”, bazuar në akronimin e organizatës naziste të punës, u anulua për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

Në vend saj, u shfrytëzua fabrika që ishte në një fshat në lindje të Hanoverit. Nga aty dolën automjetet ushtarake duke shfrytëzuar punëtorë të detyruar nga e gjithë Evropa nën kushte të mjerueshme.

E rikonstruktuar si prodhues i makinave civile nën mbikëqyrjen e autoriteteve britanike që i dhanë fund nazizmit, fabrika e Volkswagen iu transferua në vitin 1949 qeverisë së Gjermanisë dhe shtetit të Saksonisë së Poshtme, e cila ende zotëron një pjesë të kompanisë.

Shtetet e Bashkuara u bënë tregu kryesor i jashtëm i Volkswagen, duke arritur kulmin në 563.522 makina në vitin 1968, ose 40% të prodhimit.

Beetle po rezistonte secilin model prodhimi që ishte zhvilluar në SHBA. Ai vazhdoi të prodhohej në Meksikë, nga viti 1967 deri në vitin 2003, me një jetëgjatësi më të madhe se ajo e krijimit të saj në Gjermani.

Kjo veturë do të mbahet mend si e vogla por e fuqishmja, e lira por qëndrueshmja. E ngjizur në regjim, Beetle megjithatë mori krahët e lirisë, deri në mbarimin e saj, për t’u hapur rrugë modeleve më mbresëlënëse. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts