Atmosferë konflikti ballkanik, Sarajeva paralajmëron Beogradin: nëse përdor Republika Sbrska-n, “ndizet” Sanxhaku

Zyrtarët e Bosnjë Hercegovinës i kanë lëshuar një mesazh të fortë paralajmërues Serbisë se nëse do të marrin apo trazojnë Republika Srbska-n, atëherë Sarajeva do të bëjë të njëjtën gjë me Sanxhakun, krahinën në jugperëndim të Serbisë të banuar nga boshnjakë muslimanë.

Aleksandër Vuçiç deklaroi dy ditë më parë se respekton Bosnjë, por më shumë do Republika Srbska-n.

Sot kryeministri i Bosnjës, Denis Zvizdiç, njëkohësisht numri dy i Partisë së Aksionit Demokratik, i është përgjigjur “flakë për flakë” kreut të Beogradit.

Dhe kjo polemikë është vënë në krye të lajmeve të Sputnik-ut rus.

Zvizdiç ka lëshuar një deklaratë të koduar si Vuçiç, por me sens të kundërt.

Ai e dha këtë deklaratë në një degjësë publike të Partisë së Aksionit Demokratik në qytetin e Tuzla-s.

Duke iu përgjigjur krerëve të Republika Srbska, se sa të kenë Putinin ata i kanë shpatullat e ngrohta, Denis Zvizdiç tha se “Bosnja ka miq në Lindje dhe në Perëndim”.

“Ne e dimë kush janë miqtë e vërtetë në rajon dhe e kemi të qartë se kush janë ata që na shprehin dashuri vetëm në mënyrë deklarative dhe artificiale. Ne do t’i respektojmë të gjithë ata që na respektojnë, ne do t’i çmojmë të gjithë ata që na vlerësojnë, ne i duam ata që na duan, madje më shumë se ata na duan”, tha kryeministri boshnjak, duke shtuar se tendencat nacionaliste dhe hegjemoniste të drejtuara ndaj B&H duhet të ndalen.

Sanxhaku është një krahinë e banuar me boshnjakë muslimanë në shumicën e saj dhe është e ndarë në dy pjesë, njëra ndodhet në territorin e Serbisë dhe tjetra në Mal të Zi.

Boshnjakët i konsiderojnë pjesë e trungut etnik banorët e Sanxhakut dhe kanë krijuar edhe institucione koordinuese.

Partia më e madhe e boshnjakëve muslimanë, Partia e Aksionit Demokratik, ka degën e saj edhe në Sanxhak, e cila ka fituar gjithnjë zgjedhjet vendore.

Ndërkaq, Ankaraja zyrtare mbështet fuqishëm popullsinë e Sanxhakut dhe kjo u pa shumë qartësisht gjatë vizitës së presidentit Erdogan në Serbi, ku së bashku me Vuçiç e kosnideruan popullsinë boshnjake si një urë e lidhjes mes dy vendeve.

Më 7 maj, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është ftuar në Ankara për një vizitë zyrtare nga Erdogan, ku do të bisedohet në radhë të parë për Sanxhakun e në radhë të dytë për problemet që po hap kreu i Republika Srbska, Milorad Dodik në Bosnjë. /tesheshi.com/

Related posts