Auto Dak
Auto Dak

I PËRDITËSUAR/ Atentat në Strugë, vritet zyrtari i taksave, Argëtim Asani

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoni ndër shqiptarë.

Argëtim Asani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) është qëlluar në Strugë, si pasojë e një atentati të organizuar ndaj tij.

Siç bëhet e ditur nga të dhënat e para që sjell bashkëpunëtori ynë, disa persona kanë qëlluar me breshëri ndaj Asanit prej një automjeti që më pas është larguar me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur afër qendrës së qytetit të vogël me shumicë shqiptarë, përkatësisht pranë resortit turistik “Drim”.

Asani ka ndërruar jetë ende pa u dërguar në spital, si pasojë e plagëve të rënda me armë zjarri. Policia informoi vetëm disa fraza për incidentin, ku thekson se ndaj zyrtarit publik të Republikës së Maqedonisë është shtënë nga një makinë e tipit “Golf” me ngjyrë të zezë.

Disa media bënë të ditura në fillim se Argëtim Asani, i cili ka edhe një emër tjetër Artan Musliu, është drejtues i degës së BDI-së në Strugë.

Por ka reaguar menjëherë BDI, e cila ka bërë të ditur se Asani nuk është anëtar i saj por i Demokracisë së Re. Bashkimi Demokratik për Integrim u ka bërë thirrje mediave të jenë të kujdeshshme.

Kjo është vrasja e dytë në harkun e dy javëve në Maqedoni. Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kumanovë ku nga përplasja në mes dy rivalëve për kreun e degës së BDI-së u vra, Xhemail Rexhepi.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts